Kërkuesja shkencore Nancy Smith-Hefner po bisedonte me studentët e një universiteti në qytetin e Jogiakartës, në Indonezi, kur vuri re një tendencë. Në një shtet me një martesë thuajse “universale” – ku vetëm 2% e grave në të dyzetat e vona llogariten të mos jenë martuar kurrë – gratë e reja po thoshin se dëshironin të kryenin studimet dhe të nisnin një karrierë realizuese, përpara se të martoheshin. Smith-Hefner u habit me disa prej problemeve që hasnin ato, që ndiqnin këtë rrugë. Gratë e reja po përpiqeshin aq shumë të hynin në atë dritare të vogël mundësish, sa ndonjëherë dukej e pamundur. Duke u përqendruar tek diplomimi dhe puna, ato përfundonin duke pyetur veten sesi mund të gjenin një partner, me të cilin të nisnin në familjes.
Ndonjëherë kjo gjendje vazhdonte gjatë, duke u kthyer në një burim stresi dhe zhgënjimi. Ato shqetësoheshin: A mos po më ndodh vetëm mua? Nuk janë vetëm ato. Në fakt, të rinjtë e Jogiakartës po përjetojnë një fenomen, që ndihet nëpër të gjithë globin, nga Bruklini në Paris, nga Ruanda deri në Japoni. Quhet “urdhri i pritjes”; dhe mund të çojë drejt një ndryshimi rrënjësor në mënyrën sesi e mendojmë dashurinë dhe marrëdhënien. Smith-Hefner, profesore e antropologjisë në Universitetin e Bostonit, ka bërë kërkime në shoqëritë aziatike prej vitesh, por kur vjen puna tek pritja, ajo nisi të shohë paralele të qarta mes indonezianëve të rinj, që ishin subjekt i kërkimit të saj të rinjve amerikanë. “Edhe ata po përballeshin me problemin e gjetjes së partnerit”, ka thënë ajo.
Rinia ndeshet me norma të larta të papunësisë dhe paga të ulëta, të kombinuara për t’i mbajtur burrat larg marrëdhënieve dhe, për pasojë, nga krijimi i një familjeje.
Një tendencë në rritje
Marcia Inhorn, profesore e antropologjisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Jeilit, mbajti një konferencë gjatë muajit shtator mbi temën e pritjes. Termi ombrellë mund t’i referohet shtyrjes në kohë të vendimeve të tjera si, shpërngulja nga shtëpia e prindërve apo ndërmarrja e tipareve të tjera të moshës madhore, si pronësia e një shtëpie. “Një nga tendencat globale që është vrojtuar në shumë punime shkencore është vonesa në martesë, sidomos mes shtresës më të arsimuar të njerëzve dhe veçanërisht tek gratë”, thotë ajo. Tendenca e treguar në punime shkencore shkon nga Jordania, Kina, ShBA, Ruana dhe Guatemala dhe lista vazhdon.
Diane Singerman, profesore e asociuar në departamentin e qeverisjes, në Universitetin Amerikan, në Uashington, sajoi termin “waithood” (urdhri i pritjes), më 2008-ën pasi studioi të rinjtë, në Lindjen e Mesme. Në konceptimin e tij, termi lidhet me të dy gjinitë dhe në rrënjë është ekonomik. Në shumë vende – si Egjipti, ku është fokusuar një pjesë e kërkimit të Singerman-it – martesa është shumë e kushtueshme për të rinjtë, ndërsa lindja e fëmijëve jashtë atij bashkimi, nuk është ende e pranueshme në shoqëri.
Kjo lloj pritjeje mund t’i godasë rëndë burrat e rinj: Rinia ndeshet, në pjesë të mëdha të botës, me norma të larta të papunësisë dhe pagat e ulëta, kombinuar për t’i mbajtur burrat larg marrëdhënieve (veçanërisht në vendet ku priten pagesa të larta), dhe për pasojë edhe nga krijimi i një familjeje. Edhe në vende, ku është e mundur të bëhesh prind pa një dasmë të kushtueshme, normat e lindshmërisë po bien: Inhorn përmend Greqinë, Spanjën dhe Francën, të cilat po përballen me lindshmërinë e lidhur me moshën, pjesërisht sepse të rinjtë nuk mund të përballojnë specifikat e moshës madhore, si të pasurit një vend të tyrin, për të jetuar.
“Pse po e refuzojnë njerëzit martesën, pse po rritet botërisht mosha e martesës dhe pse ka vonesa në lindjen e fëmijëve? Ka arsye të ndryshme në vende të ndryshëm, por është një tendencë globale”, thotë Inhorn. “Veçanërisht kur gratë po rriten nga ana arsimore në të gjithë botën, shpesh duke i tejkaluar edhe arritjet e kolegëve të tyre meshkuj”. Në një sërë vendesh, ku gratë janë në gjendje të arsimohen dhe të kenë karrierë profesionale, kanë nisur ta bëjnë me aq zell, shpesh duke i parakaluar kolegët meshkuj. Një metrikë e rëndësishme është aksesi në universitet, ku gratë globalisht po bëhen shumica e studentëve, duke aplikuar në shifra më të mëdha, si në Suedi, dhe duke kryer më shumë nivele studimi, si në Afrikën e Jugut.
Nga Indonezia kryesisht myslimane dhe relativisht konservatore tek Amerika liberale, pranohet gjerësisht se, gratë martohen me burra, me po aq, në mos më shumë, arsimim se vetja; burra që do të fitojnë paga të barabarta apo më të larta dhe do të jenë prurësit kryesorë të të ardhurave në familje.
Ndërsa si burrat ashtu edhe gratë mund të përjetojnë pritjen, situata e beqarisë bëhet më ndrydhëse për gratë, ndërsa përvijohen imperativat biologjike. Shumica e njerëzve, në të gjithë botën, duan fëmijë dhe burrat mund të bëhen etër në faza më të vona të jetës. Por, edhe me përparimet në lindshmëri, ka tregues të qartë rreth vështirësive në rritje që hasin gratë për të mbetur shtatzëna, në faza më të vona të jetës. Një pjesë e punës së Inhorn-it është fokusuar në arsyet pse gratë i ngrijnë vezët. Në të, ajo ka cituar të dhënat e Bankës Botërore, sesi arritjet e mëdha arsimore të grave po i tejkalojnë ato të burrave: por nuk është vetëm arsimi universitar që po i bën gratë të presin. Një studim, shumë-shtetesh i kryer së fundi në Afrikën Sub-Sahariane, ka zbuluar se edhe kur vetë gratë nuk kanë marrë më shumë arsim formal, kishin gjasa ta vononin martesën, nëse gratë më të arsimuara rreth tyre, po vepronin kështu. Shumë nga këto gra nuk janë duke pritur deri në të tridhjetat e tyre; por po shtyjnë kundër modelit tradicional të martesës në moshën e adoleshencës, duke dashur të fitojnë më shumë përvojë jete, së pari.
Të luash lojën e pritjes
Për gratë, ndryshimi i sjelljes dhe imperativat biologjike, po çojnë drejt një prishje të ekuilibrave materialë, që priret të ndihet kur ato të jenë gati për të nisur një familje dhe nuk munden. Kjo ndodh, të paktën pjesërisht, për shkak të disa pritshmërive dhe sjelljeve që nuk po ndryshojnë. Nga Indonezia kryesisht myslimane dhe relativisht konservatore tek Amerika liberale, pranohet gjerësisht se gratë martohen me burra, me po aq, në mos më shumë, arsimim se vetja; burra që do të fitojnë paga të barabarta apo më të larta dhe do të jenë prurësit kryesorë të të ardhurave në familje. Kjo nuk është domosdoshmërisht e drejtë, por është thellësisht e ingranuar, e lidhur me idetë tradicionale të mashkulloritetit –të sigurojë për familjen dhe ta mbrojë –që zor se shkunden. (Ka madje edhe një term për këtë: hipergami). Qoftë për zgjedhje, rastësi apo kombinim të të dyjave, gjithnjë e më shumë gra të arsimuara dhe ambicioze po e shohin veten të paafta për të gjetur partnerin që duan, në kohën që po e kërkojnë.
Por shumë duan, nëse jo martesë, atëherë të paktën një “marrëdhënie shumë të sigurt, shumë të angazhuar, monogamike dhe riprodhuese”
Nuk është nga mungesa e përpjekjeve. Ai lloj burri që po kërkojnë – i gatshëm për të nisur jetën familjare, gati për t’u angazhuar dhe me nivele të ngjashme arsimimi dhe ambicieje – thjesht nuk janë në shifra të mëdha saç nevojiten. Gazetari Jon Birger – bashkautor me Inhorn-in në kërkimin mbi ngrirjen e vezëve – vëren pabarazinë mes grave amerikane në librin e tij “Date-onomics”. Në popullsinë amerikane, si të tërë, në kohën kur u krye kërkimi mbi ngrirjen e vezëve, kishte 7.4 milionë gra amerikane me arsim universitar mes moshës 30 dhe 39 –vjeçare, por vetëm 6 milionë burra amerikanë me arsim universitar. “Ka një raport 5:4”, vëren studimi.
Të presësh a të mos presësh
Çfarë po bëjnë gratë përballë kësaj pabarazie? Shumë po ndërmarrin ç’masa të munden. Në perëndim, kjo mund të jetë frekuentimi në internet: Në vitin 2016, Qendra Kërkimore Pew zbuloi se 15% e amerikanëve, të rritur, kanë përdorur aplikacione njohjeje dhe kanë lëvizur nga një praktikë romantike, tek ajo më në modë, Në një kulturë kryesisht myslimane si Indonezia, shumë po i kthejnë sytë nga mblesët, apo tek evente që ofrojnë prezantime me partnerë potencialë. Por një zgjidhje më e madhe për problemin mund të ishte ndryshimi i paradigmës, sugjerojnë akademikët. Si gratë ashtu edhe burrat mund të nisin të mendojnë vërtetë ndryshe rreth roleve gjinorë dhe se çfarë kërkojnë nga një martesë.
Një zgjidhje e dukshme është që gratë, burrat dhe shoqëritë rreth tyre (përfshi edhe figura me ndikim si prindërit) të pranojnë idenë e grave si prurësit e të ardhurave më të mëdha në familje, ka thënë Smith-Hefner. Një ndryshim i tillë mund të përfshijë martesën e grave me burra më të rinj se ato, ose me burra që kanë më pak arsimim. Që kjo të funksionojë, shoqëritë duhet të heqin dorë nga paragjykimet. Por sigurisht, ka probleme të tjera përtej gjykimit të shoqërisë.
Njerëzit çiftohen për një sërë arsyesh dhe është e vështirë të ndryshosh atë që tërhiqet thjesht nga përpjekja apo vullneti. Më e zakontë, atëherë, është pritja: në gjendje zvarritëse, tranzitore në të cilën gratë dhe ndonjëherë burrat e vendosin fazën e ardhshme të jetëve në pritje, për shkak se nuk janë në gjendje të gjejnë partnerin që duan, ose pengohen nga imperativat financiare.
Martesa formale nuk është e vetmja strukturë, në të cilën mund të kesh një familje dhe njerëzit po eksperimentojnë me mënyra të tjera të progresit, në fazën e mëtejshme të jetës, përfshi edhe zgjedhjen për të mos pasur fëmijë apo lindjen dhe rritjen, në kontekste më pak tradicionalë. Por shumë duan, nëse jo martesë, atëherë të paktën një “marrëdhënie shumë të sigurt, shumë të angazhuar, monogamike dhe riprodhuese”, përpara se të sjellin fëmijë në këtë botë, thotë Inhorn. “Derisa të ndryshojnë nocionet dhe derisa njerëzit të ndihen më të sigurt për të qenë prindër të vetëm…Thjesht mendoj se kjo çështje do të bëhet çështje globale.”