Tayna po e shijon në maksimum qëndrimin në Zvicër.
Ani pse fluturimet janë shumë të rralla në këtë kohë pandemie, kjo gjë nuk e ndali Taynën për të udhëtuar në Zvicër.
Thuhet se reperja udhëtoi për të përfunduar xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa po e shijon këtë udhëtim edhe për të vizituar bukuritë e Zvicrës.
Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga vendi që vizitoi, e që duket se edhe Tayna mbeti e mahnitur nga bukuritë që pa.
Ajo kishte shkuar me biçikletë dhe po e shijonte në maksimum natyrën plot gjelbërim.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Tayna është “A je”, këngë të cilën e publikoi vetëm në versionin audio.