Dy rep-artistet shumë të përfolura shqiptare si për jetën private ashtu dhe atë profesionale, padyshim që janë Tayna dhe Loredana Zefi.
Që të dy artistes janë duke shijuar suksesin e këngëve të fundit që kanë publikuar, si dhe duke mbajtur mbrëmje muzikore brenda dhe jashtë trojeve shqiptare.
Së fundmi dyshja kanë publikuar një imazh, në të cilin shihen shumë pranë njëra-tjetrës plot buzëqeshje. Këtij bashkimi i janë gëzuar fansat e të dy rep-artisteve, të cilët kanë shpresuar që ato do të bashkëpunojnë në ndonjë projekt muzikor.
Megjithatë, kjo nuk dihet pasi që asnjëra nga ato nuk është përgjigjur në komentet që ndjekësit kanë lënë në llogaritë e tyre në Instagram.
Ndryshe, “Sicko” është projekti i fundit muzikor i Taynës, ndërsa ai i Loredanës “Genick”. Që të dyja këngët numërojnë miliona klikime në kanalin YouTube.