Tani u bindëm! Surpriza që stafi i bëri Arbanës, zbuloi gjininë e bebit

0
Gjigandi

Dje ishte puntata e fundit e “Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon dhe në emision nuk munguan surprizat për moderatoren e programit, Arbana Osmanin.

Përveç një kamere të fshehtë që stafi kishte përgatitur për Arbanën, ata i kishin rezervuar edhe një dhuratë për bebin që do të vijë së shpejti në jetë.

Në videon e surprizës përfshihet një moment, ku Arbana shfaqet duke hapur një kuti në të cilën janë disa rroba për bebin, të gjitha në ngjyrë blu.

Pra, s’ka më vend për dyshime, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të bëhen prindër të një djali.

RonaTyra

Kjo dhuratë konfirmoi lajmin e pak kohëve më parë, kur u përfol se çifti do të bëhej me djalë.

Moderatorja e dha lajmin e ëmbël pak muaj më parë, në ditëlindjen e partnerit të saj. Megjithatë, Arbana është treguar e rezervuar për këtë periudhë duke mos folur pothuajse fare publikisht.

Nuk dihet ende kur do të vijë në jetë bebushi, por tanimë as veshjet e gjera nuk ia fshehin më barkun Arbanës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu