Spartak Ngjela zbulon kush do ta pengojë: Rama nuk e merr dot një mandat të tretë

0
Gjigandi

“Edi Rama nuk fiton dot një mandat të tretë”. Ky është mendimi i avokatit Spartak Ngjela i cili shprehet se në Shqipëri do të përzihen ujërat për shkak të reformës në drejtësi.

Në një intervistë në TvT, ai shprehet se shkak do të jetë SPAK, pasi do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion.

“Nuk besoj se mund të fitojë një mandat të tretë dhe kjo për shkak të SPAK. Do kemi eleminime figurash nga reforma anti-korrupsion. Kur të fillojë funksionimi i SPAK-ut, shumë nga këta nuk do i kesh në zgjedhjet e 2021, pasi do të jenë nën akuzë.

Por, SPAK po pret Byronë Kombëtare të Hetimit. I gjithë ekipi i kësaj të fundit është duke u trajnuar në Amerikë dhe trajnohet me dosjet, kam të dhëna të plota, e korrupsionit. Cilët janë hetuesit, sipas ligjit shqiptar, ata duhet të jenë edhe me shtetësi shqiptare. Ata kanë dy shtetësi, amerikane dhe shqiptare”, tha ai.

Sipas tij, këta do të na shpëtojnë dhe sigurisht ata nuk do të penalizojnë njerëz të pafajshëm, por të korruptuarit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu