Një nga reperët më legjendar të të gjitha kohërave, padyshim se është Tupac Amaru Shakur, i cili njihet me emrin e tij artistik 2pac.
I lindur me 16 qershor 1971, në New York, Tupac sot do të festonte ditëlindjen e tij të 49-të, po të ishte gjallë.
Reperi revolucionar Tupac, njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite, madje me këngët e tij ai arriti të vetdijësoj popullin amerikan, në kërkimin e të drejtave të tyre, sidomos për komunitetin e njerëzve me ngjyrë.
Këngët e tij do të mbesin në kujtesën e secilit dhe vazhdojnë të jenë tejet të dëgjuara e aktuale edhe ditëve të sotme.
Kujtojmë që Tupac u vra në vitin 1996, në Las Vegas, në një atentat ku u qëllua me disa plumba, e që më pas humbi jetën.