Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar rindërtimin e qendrës shëndetësore në Zogaj të Shkodrës. “Situata e epidemisë vijon të mbajë në #alert maksimal sistemin shëndetësor, nga qendrat shëndetësore në spitale, për identifikimin dhe ndjekjen e çdo rasti të dyshimtë me #COVID19”, shkruan Manastirliu.
Postimi i Manastirliut
Nuk ndalet puna për rindërtimin e infrastrukturës së kujdesit parësor nga veriu në jug ✅
Në #Zogaj të Shkodrës, ku qendra shëndetësore e rrënuar i ka lënë vendin një qendre #model për banorët e kësaj zone turistike, gjithnjë e më shumë të frekuentuar nga pushuesit ☀️
Situata e epidemisë vijon të mbajë në #alert maksimal sistemin shëndetësor, nga qendrat shëndetësore në spitale, për identifikimin dhe ndjekjen e çdo rasti të dyshimtë me #COVID19.
#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin