Sia kërkon falje publike pasi ngatërroi Nicki Minaj dhe Cardi B

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur, Sia, ka kërkuar falje publike për rep-artistet Nicki Minaj dhe Cardi B.

Një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të një përgjigje që Sia e kishte bërë ndaj një fansi, i cili e kishte pyetur nëse do të bënte bashkëpunim me Nicki Minaj.

“Unë e dua Cardi B dhe do të doja të bashkëpunoja me të ndonjë ditë”, kishte shkruar ajo.

Pas kësaj, një numër i madh i fansave të repereve kishin akuzuar Sian për një gabim kaq trashanik, duke u thënë të bëhej më e kujdesshme.

Pasi kuptoi gabimin e saj, këngëtarja erdhi me një tjetër postim në rrjetin social Twitter, duke vënë fokusin në vdekjen e George Floyd.

RonaTyra

“Mua nuk më intereson për këto gjëra, George Floyd është vrarë. Breonna Taylor është vrarë. Le të bashkohemi për unitet. Mendoni se Cardi B dhe Nicki do të përfshiheshin në gjëra kaq të vogla në vend se të fokusoheshin në lajmin e vërtetë”, ka shkruar ajo duke kërkuar falje për ngatërresën.

Sia, emri i vërtetë i së cilës është Sia Kate Isobelle Furler, është njëra nga këngëtaret me famë ndërkombëtare që në paraqitjet e saj del me fytyrë të mbuluar, me shkas që të mos zbulohet identiteti i saj. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu