Si të lehtësoni jetën e përditshme, 4 këshilla

0
Gjigandi

Në një botë ku çdo gjë ecën shumë shpejtë, ditët në kalendar janë gjithmonë të zëna me ngjarje, takime pune dhe celularët na bombardojnë vazhdimisht me njoftime, të gjitha këto çojnë në një jetë stresuese, të lodhshme dhe rutinë.

Duket se mes qëllimeve për të përfunduar detyrat tona, koha e vetme e shkurtër që kemi për të marrë frymë është ajo kur marrim telefonin dhe i hedhim një sy medieve tona sociale.

Detyrat e shumta për të përfunduar gjatë ditës do të ndikojë në produktivitetin dhe nivelet tona të energjisë duke mos mundur dot të japim maksimumin.

Në këtë rast duhet të mësoni se kujt gjërave duhet ti jepni prioritet, si të largoni stresin dhe të mësoni teknika relaksuese në mënyrë që të keni një jetë më të lehtë dhe më pak të vështirë.

1. Bëni gjërat një nga një, jo përnjëherë

RonaTyra

Gjetja e një shtëpie të re, kursimi i parave për pushime, arritja e qëllimeve në punë apo investimi në karrierën apo jetën tuaj familjare, qëllimet në jetë janë të shumta. Pretendimi se mund ti arrini ti bëni të gjitha këto gjëra njëkohësisht është ekstreme. Kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga qëllimet tuaja, por filloi vendosni prioritete se kush duhen arritur të parat dhe merrini me radhë. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të menaxhoni stresin, të rrisni nivelet tuaja të energjisë dhe të përqendroheni duke bërë mirë diçka.

2. Pastrojeni shtëpinë tuaj

Një shtëpi rrëmujë nuk do të thotë që dhe jeta juaj është e tillë. Por sigurisht që është një mënyrë më relaksuese kur shtriheni në një divan që nuk është e pushtuar nga rrobat e palara të një jave më parë, apo një lavaman i mbushur plot me enë që duhen plot dy ditë për ta sjell në terezi.

Koha që njerëzit kalojnë në shtëpi është e shkurtër pasi pjesa më e madhe e ditës është e mbushur me punë dhe aktivitete. Prandaj mësoni disa mënyrë praktike si të mbani gjithmonë shtëpinë të rregullt, të pastër dhe largoni çdo gjë të panevojshme në të.

Një shtëpi e rregullt do të thotë më pak stres pas pune dhe më shumë kohë apo ambient relaksi.

3. Eliminojeni stresin e përditshëm

Dita është e mbushur me situata stresuese që në fund të ditës do të kenë ndikimin e tyre në humbjen e energjive, përqendrimit dhe qëndrimit pozitiv ndaj situatave. Streset e përditshme në punë dhe jashtë saj do të jenë gjithmonë prezentë dhe nuk mund të parashikohen, por ju mund të zgjidhni të punoni si të mirë menaxhoni ndjenjat negative dhe frustruese të ditës për tu relaksuar dhe qetësuar. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të merrni vendimet e duhura dhe të jeni më të lumtur dhe të qetë.

4. Merrni pushim nga smartphoni e kompjuteri

Nëse puna juaj është e lidhur me telefonin dh kompjuterin atëherë qëndrimi me orë të zgajtura para tyre do të shkaktojë dëmtime në sy, lodhje mendore, dhimbje shpine etj. Merrni disa orë pushim prej tyre në mënyrë që të qetësoni dhe relaksoni jo vetëm mendjen por edhe trupin. Gjatë kësaj kohe mund të lexoni një libër ose të merreni me mësimin e diçkaje të re.

5. Fokusohuni në kohën e tashme

Të gjithë thurim plane dhe ëndrra për të ardhmen, por ajo sërish do të mbetet e panjohur për ne. Edhe pse është mirë të kesh qëllime për të ardhmen, një pjesë të madhe të saj nuk do të mund ta parashikojmë dot kurrë. Prandaj fokusohuni tek e tashmja, si ti bëni gjërat më mirë dhe si të kujdeseni më mirë për shëndetin tuaj fizik e mendor. Në këtë ketë mënyrë do të jeni më të përgatitur për çdo të papritur të së ardhmes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu