Si ta zotërojmë artin e të menduarit pozitiv?

0
Gjigandi

“Në vend që të shqetësoheni për atë që nuk mund të kontrolloni, zhvendosni energjinë tuaj në atë që mund të krijoni”, kështu thotë Roy T. Bennett, që është autor i një prej librave më të famshëm se si të rrezatojmë pozitivitet, ta shpërndajmë e ta krijojmë atë – “The Light in the Heart”.

Fuqia e të menduarit pozitiv është një aftësi e mahnitshme, ndërsa e bukura e kësaj fjalie, është se në praktikë ne vërtetë mund ta zotërojmë fuqinë e mendimeve pozitive duke e stërvitur vetën dhe mendimet tona.

Si mund ta bëjmë këtë?

Niseni ditën me mendime pozitive – Në fakt kjo është hallka më e rëndësishme e zotërimit të mendimeve pozitive, pasi gjithçka e ditës tuaj do të kontrollohet nga mendimi i parë i mëngjesit.

Jini mirënjohës – shënoni tre gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirënjohës dhe mbani ato gjithmonë me vete.

RonaTyra

Shpërndani lumturinë – Familjarëve tuaj, shokëve, kolegëve…. të gjithë ata që i njihni tregoni se sa të lumtur ndeheni që ata janë pjesë e juaja.

Praktikojeni buzëqeshjen – Bëjeni buzëqeshjen medaljonin e fytyrës tuaj që nuk e ndërroni asnjëherë, të jeni të sigurt ajo do t’ju rri veshur më së bukuri.

Mbani mend: Krijoni një buton tek mendja e juaj, që kur ta gjeni veten duke menduar negativisht, ju thjesht veç e shtypni atë butonin e padukshëm për të ndryshuar mendimin nga negativ në atë pozitiv. Truri juaj mund të mbajë vetëm një mendim në atë kohë, kështu që zgjidhni me mençuri më të mirën. Arti i të menduarit pozitiv kërkon shumë praktikë. Bukuria e rimëkëmbjes është se çdo gjë është e mundur kur bëjmë veprimin e duhur. Të jesh i sjellshëm, i dashur dhe i dhembshur me veten dhe të tjerët e bën udhëtimin e mendjes shumë më të këndshëm.

Të qenit pozitiv është mënyra më e mirë për të jetuar. Gjithmonë mbani mend, është e lehtë të përhapni pozitivitetin tuaj tek ata përreth jush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu