Pandemia COVID-19 ka prekur shumë sektorë, mes tyre edhe industrinë e argëtimit.
Shumë koncerte e mbrëmje muzikore janë anuluar, po ashtu festivale muzikore, premiera filmi e gjithçka që lidhet me artin.
Edhe për artistët shqiptarë, kjo pandemi ka anët negative. Ditë më parë u paralajmërua anulimi i mundshëm i dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare.
Pas kësaj kanë reaguar shumë këngëtarë, i pari prej tyre ishte Labinot Tahiri, i cili paralajmëroi protesta në rast se iu bashkëngjiten edhe kolegët.
Ai tha se nëse krijohen kushtet për t’u hapur edhe shumë veprimtari të tjera, duhet të bëhen edhe për dasmat, ngase nga kjo nuk preken vetëm këngëtarët por edhe shumë biznese tjera.
Së fundi, ishte Shyhrete Behluli ajo e cila përmes një postimi ka bërë thirrje që të ndihmohen artistët.
“Në mbështetje të punëtorëve të artit”, shkruan në postimin e Shyhrete Behlulit.