“Nëse keni video-dëshmi të dhunimit, lirisht publikojeni”, Gjiko dhe avokati i tij ngrisin padi t…

0
“Nëse keni video-dëshmi të dhunimit, lirisht publikojeni”, Gjiko dhe avokati i tij ngrisin padi t…
Gjigandi

Reperi i njohur nga Peja, Asdren Gjikolli – Gjiko, tash e sa kohë po përballet me një situatë të pakëndshme.

Ndaj tij është ngritur një padi për dhunim nga një vajzë e SOS Fshatit, e cila pretendon se ishte 15 vjeçare kur u dhunua nga reperi nën premtimin e një karriere për t’u bërë këngëtare.

Rasti – të cilin Gjiko e cilëson të tërin si një inskenim dhe mashtrim të opinionit, është tashmë në duart e organeve të ligjit.

Avokati i reperit, Kujtim Kërveshi, ka konfirmuar për abc24.aln se do të ngriten padi të reja ndaj disa mediumeve që në mbrëmjen e 8 prillit, publikuan artikuj nën titullin se “ekziston një video-dëshmi” e dhunimit – gjë e cila sipas reperit dhe avokatit të tij nuk ekziston.

“Javën tjetër dorëzohen padi të reja në gjykatë ndaj disa prej gazetave online për shpifje, gjegjësisht artikullin e mbrëmshëm (e premte), ku shkruhej se ekziston një video-dëshmi, e cila në të vërtetë nuk ekziston”, ka thënë avokati i reperit për abc24.aln.

RonaTyra

Reperi i hitit “X5” ndërkohë gjithashtu ka publikuar disa video në InstaStory, duke kërkuar nga ato media që të publikojnë videon në fjalë – meqenëse e paskan në “posedim”.

“Përshëndetje popull i dashur, nëpër gazeta po shkruajnë për mua që unë e paskam një video që e kam dhunuar dikë. Nëse e kanë atë video po ju them lirisht publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për ta parë. Ajo video nuk ekziston sepse nuk ka ndodhur kurrë, sepse unë kurrë në jetën time nuk e kam dhunuar askën”, ka thënë Gjiko.

Tutje, ai tha se nuk do t’i ndalë paditë për gazetat online që kanë publikuar këtë artikull në dëmtim të imazhit të tij.

“Amo qysh i kam bërë paditë përpara, do të vazhdoj të bëj padi apet për krejt gjërat e pavërteta që i publikoni për mua. Kështu që ju vazhdoni me lajme, unë vazhdoj me padia, edhe e shohim në gjyq kush është duke gënjyer e kush është duke e thënë të vërtetën”, tha tutje reperi pejan.

/abc24.al/

Foto: Gjiko/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu