Georgina Rodriguez zgjedh t’i ofrojë maces vendin më të mirë në shtëpi për t’u përkëdhelur, nën bluzën e saj. Një video ka ngritur spekulime të reja për një shtatzëni.
26-vjeçarja mahnitëse zgjodhi një këngë të titulluar ‘Mami’ nga Romeo Santos si kolonë zanore për pamjet e reja në Instagram Stories dhe në një moment shfaqet duke përkëdhelur barkun.
Ylli i Juventusit, Cristiano rrëfeu në korrik të 2017-ës se donte të kishte shtatë fëmijë.
Një revistë italiane e thashethemeve pretendoi se vitin e kaluar Georgina dhe partneri i saj ishin martuar në një ceremonie të fshehtë në Marok, por përfaqësuesit e Cristiano-s më vonë hodhën poshtë spekulimet.
Mediat portugeze njoftuan dje se ka nisur ndërtimi i një shtëpie të re në një pronë të blerë nga Cristiano. Një revistë portugeze e përshkroi atë si një shtëpi pensioni të ardhshme për futbollistin, i cili do të jetonte aty sapo të linte lojën.