Gabimisht mendojnë se një psikopat është ose një vrasës serial i sofistikuar (dikush si Dr. Hannibal Lecter) ose një subjekt që shpreh emocionet e tij në një mënyrë joadekuate. Në realitet, çështja është shumë më e komplikuar.
Një psikopat mund të duket krejtësisht normal dhe madje edhe interesant për një periudhë të gjatë kohore. Kaq interesant saqë një grua mund të jetonte pranë tij për vite me radhë, plotësisht e pavetëdijshme që ajo është abuzuar emocionalisht.
Ju bën të ndjeheni fajtor
Psikopatët rrallë thonë atë që mendojnë. Pothuajse gjithmonë ata duken të ëmbël dhe të kuptueshëm. Një minutë më parë, ishte gati për t’iu goditur dhe pastaj me ëmbëlsi thotë: “Më vjen keq, fëmijë, unë nuk do t’iu lëndojë, unë e di që ju nuk e shkatërroni mbrëmjen tonë të veçantë me qëllim…”
Për të devijuar vëmendjen tuaj nga kërcënimi i vërtetë, ju bën të ndjeheni fajtor për ta detyruar atë që t’ju lëndojë. Mos harroni: psikopatët janë plotësisht të paparashikueshëm dhe nuk ndihen kurrë fajtorë.
Ai ju manipulon
Manipulim do të thotë të shtrembërojë qëllimisht informacionin. Qëllimi i manipulimit është të nxis që të dyshoni për kujtesën tuaj, emocionet dhe madje edhe mendjen tuaj. Kjo është një nga truket e preferuara të psikopatëve. Për shembull, nëse e kupton se ai po mashtron, ai mund të të thotë se ti e poshtërove duke e ndjekur fshehurazi. Kur një psikopat është kapur mat, ai do të bëj ndonjë gjë që ju të dyshoni rreth asaj që po ndodh.
Vendos të gjitha përgjegjësitë mbi ju
Mund të duket se kjo pikë është e njëjtë me të parën, por jo. Këtu flasim për tendencën e psikopatit që të mbajë përgjegjësinë e të gjitha problemeve të tij ndaj të tjerëve.
A keni probleme në punë? Epo, është faji juaj, sepse nuk ofroni mbështetjen tuaj në shtëpi. A keni probleme me ligjin? E pra, ju e keni zemëruar aq shumë sa ai humbi durimin. Martesa juaj është e pakënaqur? Natyrisht që varet nga ju se jeni një grua e tmerrshme! Në thelb, për çdo gjë që ka ndodhur, po ndodh ose do të ndodhë është faji juaj, jo ai i tij! Ai është i përsosur, ju keni shumë të meta, fundi i tregimit.
Ju denigron
Psikopatët gjithmonë duan të marrin kontrollin e plotë të viktimave. Ata duan të kontrollojnë gjithçka, madje edhe mendimet tuaja, sepse e kuptojnë se nëse fillon të mendosh me kokën tënde, do të kuptosh se meriton shumë më tepër.
‘Ju jeni të shëmtuar / të padobishëm / patetik / budallenj’ … në momentin kur një psikopat ka sukses në vënien e këtyre ideve në kokën tuaj, së shpejti do të filloni të jeni të bindur dhe do të jeni të lidhur me të. Thjesht sepse ju (gabimisht) e konsideroni atë një bekim, gjëja më e mirë që mund t’ju ndodhë. Duke shkatërruar vetëbesimin tuaj, psikopatët përpiqen t’ju bëjnë të mendoni çfarë duan ata që ju të mendoni.
Ju izolon
Ai do t’ju mjë të dilni me miqtë tuaj, sepse ndjen se ata mund të përpiqen t’ju bindin që të ndaheni me të. Ai gjithashtu do t’ju tregojë se miqtë tuaj nuk e dinë se sa shumë ju do. Qëllimi i tij kryesor është të bindeni që nuk keni nevojë për askënd tjetër përveç atij!
Ju kujton dobësitë tuaja
Kur zbulon diçka që ju shqetëson, ai e kthen atë në një armë që do ta përdorë kur jeni të dobët dhe të cenueshëm. Një psikopat nuk ka fare mëshirë, kështu që ai do të prek të gjitha pikat e dhimbjes pa asnjë pendim. Pse? Gjithmonë për të njëjtën arsye: të marr kontrollin e mendjes suaj.
Atij nuk i pëlqen të humbasë
Një psikopat emocional është aq i sigurt për epërsinë e tij saqë çdo situatë që mund të vërë në dyshim idenë e madhështisë së tij mund të përfundojë në një mënyrë të paparashikuar. Në rastin më të mirë ai do t’iu akuzojë për mashtrim dhe do të largohet duke ju përplasur derën në fytyrë, ose më keq, do të bëjë skena për javë të tëra.
Nëse keni kuptuar se burri ose i dashuri juaj sillet në këtë mënyrë, largohuni prej tij, nëse e doni jetën tuaj! Manipulimi emocional është një çrregullim psikiatrik serioz që mund t’ju dëmtojë seriozisht.
Dhe duhet mbajtur mend: ata nuk do të ndryshojnë kurrë.