“Shqipëria, e bukura e Ballkanit”, faqja e njohur turistike: Ja destinacionet që duhet të vizitoni patjetër

0
Gjigandi

“Një vend i vogël i vendosur në Gadishullin Ballkanik në Jug dhe Juglindje të Evropës. Ai ka shumë kështjella dhe zona arkeologjike. Edhe pse shumë turistë nuk dinë shumë për këtë vend, ai është i mrekullueshëm për t’u eksploruar sepse ofron  natyrën e egër dhe ajrin mesdhetar. Vendi është më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz në pushime krahasuar me vendet e tjera”, shkruan faqja e njohur turistike nomadlo.com për Shqipërinë.

Nëse planifikoni ta vizitoni, më poshtë janë atraksionet kryesore të Shqipërisë për t’u parë dhe shijuar:

BERATI

Qytet i vendosur në lumin Osum pikërisht në mes të Shqipërisë. Është i njohur për shtëpitë e tij të bardha otomane dhe gjithashtu është i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve” sepse shtëpitë kanë shumë të tilla. Ai quhet ndryshe edhe qyteti i muzeve dhe kështu do të ishte një rast i shkëlqyer për ata që e duan historinë dhe kulturën.

RIVIERA SHQIPTARE

RonaTyra

Riviera Shqiptare, që njihet edhe si Bregu, është një vijë bregdetare përgjatë detit Jon. Është relativisht më pak e mbushur me njerëz dhe plazhet ju mundësojnë gjithçka. Hotelet dhe ndërtimet e tjera ju ofrojnë të kaloni pushime të shkëlqyera, ndërsa fshatrat përreth ia vlen të vizitohen.

DURRËSI

Ky qytet i madh është qyteti port më i rëndësishëm në Shqipëri. Është i pasur si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë kulturor. Gjatë gjithë vitit hapen ekspozita. Sidoqoftë, Amfiteatri luan një rol kryesor dhe njihet si një tërheqje e rëndësishme e qytetit. Përveç kulturës dhe historisë, qyteti ka edhe plazhe për turistët.

KRUJA

Është një qytet i rrethuar nga shumë lokacione të rëndësishme, si kalaja e Krujës, e vendosur në qytetin e konsideruar si i shenjtë nga popullsia vendase. Ka muzeun ”Skënderbeu”, që është një kujtesë e luftërave në zonë. Për më tepër, zonat pranë qytetit janë me rëndësi kulturore dhe të mira për t’u vizituar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu