Skuadra e Prishtinës ka humbur ndaj Trepçës 89′ në stadiumin “Riza Lushta”.
Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë nga “Tigri”, ish kryetari i “Plisave” dhe një ndër tifozët më të flaktë të klubit të kryeqytetit.
“Tigri” me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook – ka njoftuar se përderisa në klub do të jetë kjo kryesi – ai nuk do të shkojë më në stadium.
Ai thotë se kryesia, drejtorët dhe trajnerët duhet të japin dorëheqje – pas asaj që ndodhi sot në Mitrovicë.
Më poshtë keni komentin e tij:
Vlen të theksohet se Trepça 89′ me këtë fitore e siguroi mbijetesën në Superligë edhe edicionin tjetër.