Koronavirusi ia merr jetën doktorit të ekipit kombëtar të Ukrainës

0
Gjigandi

Anton Hudaev, doktor i ekipit kombëtar të Ukrainës, ka ndërruar jetë në moshën 48 vjeçare shkaku i koronavirusit, ka njoftuar Federata e Futbollit të Ukrainës.

Hudaev ishte po ashtu doktor edhe te klubi Metalis Kharkiv në Ukrainë, në të cilin vend virusi ua ka marrë jetën më shumë se një mijë e 600 personave.

“Në emër të presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelka, të trajnerit të ekipit kombëtar Andriy Shevchenko dhe gjithë familjes së futbollit në Ukrainë, ne dërgojmë ngushëllimet më t sinqerta për familjen e tij”, thuhet në reagimin e federatës.

“I gjithë ekipi kombëtar është në pikëllim të madh”.

Hudaev ka punuar me ekipin kombëtar të Ukrainës që nga viti 2016, dhe ka qenë doktor në Kharkiv për 20 vite.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu