Shoqja e Tyga-ës vërtet quhet Tayna, por “Daily Mail” mesa duket në Instagram ka gjetur personin e gabuar dhe kanë vënë reperen shqiptare

1
Gjigandi

Ndodh që edhe mediat e mëdha prestigjoze të bëjnë gabime gjatë shkrimit të një artikulli.

“Daily Mail” ka bërë konkretisht një shkrim për Tyga që kishte dalë në protestë dhe që shoqërohej nga një vajzë që quhet Tayna.

“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat e vazhdueshme mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna, një influencuese dhe këngëtare që i ngjan ish-it të tij, Kylie Jenner”, shkruan “Daily Mail”.

Dhe e ka fjalën për vajzën që do shihni në foto pak më poshtë që është së bashku me Tyga.

Pra, besoj deri këtu po pyesni veten, po Tayna jonë çfarë lidhje ka këtu?

RonaTyra

Në fakt e gjithë ngatërresa është bërë që  “Daily Mail” ka postuar fotot e reperes shqiptare Taynës të marra nga Instagrami i saj, duke pretenduar se kjo është vajza që po shoqëron reperin, të cilën e cilësojnë si mikeshën e tij.

Ndoshta media prestigjoze është nisur edhe nga fakti që reperi e ndjek Taynën në Instagram dhe vajza që shfaqet nën shoqërinë e tij e ka pikërisht emrin si reperja shqiptare.

Nuk e dimë nëse Tayna e ka parë këtë artikull, por nëse e sheh nga një këndvështrim pozitiv, në fakt është gjë shumë e mirë që edhe pse gabimisht, reperja shqiptare ka përfunduar në faqen e “Daily Mail”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu