Miriam Margolyes i la pa fjalë ndjekësit e talk show-t “The Lest Leg” që tani transmetohet online me deklaratën e saj se kishte dashur që kryeministri britanik, Boris Johnson të vdiste nga koronavirusi gjatë betejës së tij më sëmundjen vdekjeprurëse.
Aktorja, 78-vjeçare i shokoi teleshikuesit me shpërthimin kundër shefit të ekzekutivit britanik kur u pyet se çfarë mendimi kishte ajo mbi mënyrën sesi e kishte trajtuar pandeminë Londra zyrtare.
“Një turp, një skandal, e pata shumë të vështirë të mos e dëshirojë vdekjen e Boris Johnsonit”, u shpreh ajo. Më tej, Margolyes shtoi se kur e mendoi më mirë, e kuptoi se sa keq tingëllon një dëshirë e tillë.
“Nuk dua të jem ai lloj njeriu që dëshiron vdekjen e të tjerëve, ndaj urova që të bëhej më mirë. Por ndonëse kjo ndodhi vërtet, ai nuk u bë më mirë si qënie njerëzore”, ka shtuar aktorja.
Pohimet e saj u pasuan nga reagime të forta. Shumica e u shprehën thellësisht të indinjuar nga të tilla deklarata, por pati dhe komentues që thanë se e respektonin sinqeritetin e thellë të aktores, ndërsa dikush u shpreh në rrjetet sociale se paskësaj e konsideron atë “ një thesar kombëtar”.