“Shkencëtarët kanë zbuluar çelësin e trajtimit të virusit”- Prof.Edvin Prifti tregon emrin e ilaçit dhe pse fëmijët infektohen më pak

0
Gjigandi

Mjeku i njohur kardiokirurg, prof. Edvin Prifi jep një lajm të mirë. Ai thotë se shkencëtarët në Romë janë një hap drejt trajtimit të COVID-19.

Sipas tij, shkencëtarët kanë zbuluar një proteinë që gjendet në qumështin e nënës dhe shkatërron ARN-në virale duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut.

Universiteti i La Sapiencës dhe i Tor Vergatës në Romë, demonstrojnë një hap drejt trajtimit të Covid19. Shkencëtarët kanë zbuluar që LAKTOFERRINA mund të jetë çelësi i trajtimit të Covid19. Kjo është një proteine e cila merret nga nëna dhe shpjegon se pse fëmijët infektohen shumë më pak. Laktoferrina gjendet me shumicë në kulloshtrën e nënës. Përveç shumë efekteve mbrojtëse që ka, ajo shkatërron ARN virale dhe nuk lejon transkriptimin e saj, duke mos e lejuar kodin gjenetik të virusit të bjerë në kontakt me sistemin imunitar të njeriut. Një lajm i mirë mbase për tërë njerëzimin dhe një lajm i mire qe zbulimi vjen nga universiteti i La Sapiences ne Italine fqinje. Kjo me jep kenaqesi dyfish se eshte universiteti ku mora nje pjese te rendesishme te edukimit tim.
Ky eshte nje tregues qe kura do te gjendet patjeter. Gjithe energjite e njerezimit jane fokusuar ne kete. E rendesishme eshte qe kjo semundje do na mesoje shume. Do na tregoje se kush punon realisht per njerezimin dhe kush jo! Do tregoje se akademizmi kapitalist i cili nuk nxit kerkimin shkencor ne funksion te njerezimit por vetem te tregut dhe pushtetit duhet te marre fund njehere e mire. Mendoj qe covid19 do te vere piketa te reja per njerezimin kudo ku ai eshte. Prandaj edhe reagimi nuk duhet te jete vetem shkencor por edhe qytetar, moral dhe ligjor. Italia fqinje, universitetet e se ciles po mbrojne me ngulm therrmijat e akademizmit puritan dhe atij klasik po i jep leksione gjithe botes mbi te rejat shkencore per trajtimin e Covid19 duke filluar qe nga Tocilizumab qe ishte gjetje e nje mjeku nga Napoli, ozonoterapia, dhe tashme laktoferrina. Ky kerkim shkencor i ketij niveli, me financime nga me te reduktuarit ne Evrope, jane arritje te punes vetmohuese ne sherbim te njerezimit te ketij populli qe i ka dhene aq shume ketij planeti. Nje shembull per te gjithe ne.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu