Ballkani në luftë me skuadrat e Gjilanit!

0
Gjigandi

Ballkani nga Theranda është në luftë sportive me skuadrat nga Gjilani! 
Ballkani duhet që t’i fitojë dy ndeshjet e fundit për të dalur kampion, së pari Gjilanin e pastaj në Therandë kundër Dritës nga Gjilani.

Drita prinë në renditje me 65 pikë, ka një më shumë se Gjilani dhe dy se Ballkani!
Kurrë nuk ka qenë lufta më e ashpër për titull të kampionit në elitën e futbollit të Kosovës, tre skuadra me gjasa pothuajse të barabarta, hiq Dritës që ka dy pikë më shumë.

Kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, e ka më së të qartë, që duhet fituar dy ndeshjet, të parën në Gjilan dhe tjetrën në Therandë, kështu që të festojnë titullin e kampionit.  

Dy finale të mëdha apo siç thuhet në zhargonin sportiv: Jetë a vdekje! 

Ballkanit i duhet fitorja patjetër sikur edhe Gjilanit nëse duan të mbesin në garë për titull, por gjithçka varet edhe nga rezultati në mes Dritës dhe Drenicës që luhet të martën.  E para, nëse Drita fiton ndaj Drenicës, Gjilani apo Ballkani, cila do që mund të humbin, merr fund çështja e tyre për titull!

RonaTyra

Nëse Ballkani fiton kundër Gjilanit, atëherë në fundjavë e kemi finalen e madhe dhe përcaktuese për titull në Therandë, Ballkani-Drita.

Nëse fiton Gjilani po ashtu edhe Drita, fati i këtyre për titull vendoset në Prishtinë dhe në Therandë.  Gjilani duhet të kërkojë fitore në Prishtinë kundër Flamurtarit, me kusht që të humb apo barazoi Drita në Therandë, ose Drita duhet të besoj në titull me fitore në Therandë pavarësisht rezultatit të ndeshjes Flamurtari-Gjilani. Javë e nxehtë apo drithëruese për dashamirët e lojës me të popullarizuar në botë!  

Java e 32-të
E martë 21.07.2020 – ora 17.00

Drita – Drenica

E mërkurë, 22.07.2020 – ora 17.00
Gjilani – Ballkani
Prishtina – Flamurtari
Feronikeli – Trepça ’89
Llapi – Ferizaj
Dukagjini – Vushtrria

Java e 33-të
E diel 26.07.2020 – ora 17.00

Drenica – Dukagjini
Vushtrria – Llapi
Ferizaj – Feronikeli
Trepça ‘89 – Prishtina
Flamurtari – Gjilani
Ballkani – Drita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu