Maturia emocionale është karakteristika numër një për lidhje produktive dhe të përmbushur në jetë.
Por, si ta dini nëse jeni emocionalisht të pjekur?
Telegrafi ju sjell disa prej shenjave kryesore që e tregojnë këtë:
1: Keni ndaluar t’i fajësoni njerëzit për mënyrën se si ju trajtojnë dhe e kuptoni se kjo ka të bëjë me frikat dhe streset e tyre. Ju e kuptoni se sjellja e tjerëve nuk është aq e thjeshtë dhe është diçka më komplekse.
2: Keni filluar ta shihni se shumica e gjërave në jetë nuk janë vetëm bardh e zi, por ka shumë nuanca hiri. Kjo është në veçanti e vërtetë në politikë, por aplikohet edhe më gjerë. Ju keni filluar t’i shikoni çështjet nga këndvështrime të ndryshme.
3: Ju tani e pranoni se nuk i keni të gjitha përgjigjet. E dini se e keni gabim herë pas here. Fraza “nuk e di” është tani diçka që e përdorni më shpejt.
4: Keni ndaluar të mendoni se jeni unik dhe i veçantë. Ju e kuptoni se jeni të veçantë në mënyrën tuaj.
5: Keni ndaluar të përpiqeni të bëheni të përsosur në çdo gjë që e bëni. Ju e kuptoni se mësoni nga gabimet dhe jeni më mirë duke jetuar jashtë zonës së rehatisë.
6: E dini se të qenit në dashuri ka të bëjë më shumë me veprimet që i ndërmerrni sesa me ndjenjat që i keni.
7: Keni ndaluar ta jetoni jetën duke u bazuar në ëndrrat që i keni për të ardhmen dhe keni filluar ta vlerësoni atë se çfarë po ndodh tash.