Reperi i njohur shqiptar, Seven Saraqi, është duke e bërë rikthimin e tij në skenën muzikore pas një kohe të gjatë.
Krijuesi i hitit “Pa ty” këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të ndarë së fundmi me fansat në llogarinë personale, Instagram.
Ai veçse njoftoi ndjekësit se ka finalizuar projektin e ri, i cili do jetë i disponueshëm për publikun më 27 maj.
Artisti, i cili jeton dhe vepron në Los Angeles, njëherësh ka lansuar edhe një pjesë të klipit nga kjo këngë e re.
“27 maj, kjo këngë është për zonja. Nëse jeni të gjithë gati, unë po kthehem”, ka qenë përshkrimi i tij krahas videos.
Reagimet e fansave ishin të ndryshme dhe duket se mezi po presin për rikthimin e artistit të tyre të preferuar.
Këngëtari me prejardhje nga Mitrovica shquhet për zërin e tij të veçantë, ani pse i ka munguar skenës që një kohë.
“Ku je” titullohet projekti i fundit i lansuar nga Seveni, të cilin e solli më saktësisht më 9 shtator të vitit 2019.