Këngëtari i njohur, Seven Saraqi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“I like” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është e zhanrit hip-hop dhe RnB.
Muzika është punuar nga DJR Beats, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Seveni.
https://www.youtube.com/watch?v=kuSoO8JjurI
Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili përmban skena mjaft provokuese, në një prej të cilave Seveni shfaqet i shtrirë mes femrave të zhveshura.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Quest në Amerikë.