“Sarpi” detyrohet të ndryshojë pamjen, ja pse

0
Gjigandi

Aktori Çagatay Ulusoy u bë shumë i famshëm në Shqipëri me rolin e “Sarpit” dhe karriera e tij vazhdon në ngjitje.

Aktori së fundmi ka pranuar të luajë në serialin e ri “Barbaros”, që pritet të fillojë në ekranet turke. Çagatay do të ketë rolin kryesor, të kapitenit Barbaros nga Perandoria Osmane.

Për t’ju përshtatur rolit, aktori do duhet të ndryshojë pamjen. Atij i është kërkuar të mbajë mjekër dhe së shpejti do e shohim me një look të ri.

Xhirimet e serialit priten të fillojnë me qetësimin e situatës nga Covid-19.

Ky serial do ta rikthejë Çagaty në ekran dhe fansat po e presin me padurim. Po ashtu një kuriozitet i madh është edhe pamja e tij e re.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu