Sandalet e fëmijërisë tonë, janë trendi i kësaj vere!

0
Gjigandi

Aksesori që na rikthen menjëherë në pushimet e fëmijërisë tonë në plazh: llastik transparent shumëngjyrësh, dhe gjithashtu shumë të rehatshme duket se do të jetë trendi i kësaj vere.

Sandalet prej llastiku, bashkê me kujtimet tona do të na shoqërojnë përgjatë gjithë verës pasi falë stilistes dhe modeles Alexa Chung, ata janë rikthyer në trend.

Brande të tjera gjithashtu sugjerojnë sandalet ‘jelly’ për t’i bërë pjesë të garderobēs tonë, ndonëse këtë sezon vijnë me disa elemente paksa më estravagande si pjesa e mbrapme e sandales e ngritur, apo veshja e tyre me çorape.

Sandalet
Image

Sandalet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu