‘Sa vjeç është ai fëmijë në sediljen e parë?!’ Policia u heq patentat prindërve – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Policia Rrugore nuk po i kursen gjobat ndaj prindërve që ulin fëmijët të pasiguruar në makina. 20 personave u është pezulluar patenta dhe 167 të tjerë janë gjobitur,
Në njoftimin e Policisë thuhet se me gjithë fushatën mediatike sensibilizuese dhe kontrollet etë zhvilluar nga Policia e Shtetit, para nisjes së sezonit të ri shkollor, kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit tregojnë se ende shumë drejtues mjetesh, prindër apo të afërm të fëmijëve, nuk i sigurojnë fëmijët me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit.

Sjellja e tyre shkakton jo vetëm pasoja ligjore për drejtuesit apo personat përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve në moshë jomadhore, por ekspozon ndjeshëm këta të fundit ndaj rrezikut dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në aksidente rrugore.
Vetëm përgjatë katër ditëve të fundit, janë proceduar 167 drejtues mjetesh dhe persona përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve, nga të cilët 20 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit, pasi është verifikuar se transportonin fëmijë në moshë jomadhore, pa vendosur rripin e sigurisë apo sistemet e fiksimit.
Gjithashtu, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 58 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar, si dhe janë vendosur 1 800 masa të tjera administrative, kryesisht për ndalim qëndrimi dhe mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve pranë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu