Nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari ka sqaruar se në Poudjevë, kanë rezultuar 6 persona me COVID-19 dhe jo 8 siç thuhet në njoftimin e nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook, ku ka bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Postimi në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u njoftuam se edhe 6 persona (jo 8 siç shkruan në raportin e publikuar) nga Komuna e Podujevës, kanë rezultuar pozitivë me Covid19.
Kjo e çon në 46 numrin e përgjithshëm të personave aktivë me Covid19 në komunën tonë
Me të gjitha mekanizmat lokale jemi të mobilizuar maksimalisht që këtë situatë ta përballojmë, mirëpo rritja e numrit të rasteve dhe shpejtësia e shpërndarjes së virusit SARS-CoV-2, është tregues se duhet të jemi më të kujdesshëm në respektimin e udhëzimeve, sepse numri i të prekurve është më i madh sesa i të identifikuarve.
#VendosMaskë
#PastroDuart
#MbajDistancën