Fiton Skënderbeu, një shkodran fundos Vllazninë

0
Gjigandi

Skënderbeu mori një fitore të rëndësishme duke mposhtur 2-1 Vllazninë dhe duke e zhytur në krizë ekipin shkodran. Epërsia e korçarëve nisi që në minutën e 10 ku shënoi Gripshi.

Reagimi i shkodranëve erdhi në minutën e 73, ku Krymi barazoi shifrat. Gëzimi nuk zgjati shumë, pasi në minutën e fundit të kohës së rregullt Pusi shënoi për Skënderbeu duke fundosur skuadrën e vendlindjes.

Me këtë fitore, Skënderbe ngjitet në vendin e 5, ndërsa Vllaznia vazhdon të qëndrojë në vendin e 8 ku tashmë duhet të mendojë më shumë për ndeshjen e “play out”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu