Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me Covid-19, 3 persona, me sëmundje bashkëshoqëruese. Një 77-vjeçare dhe 83-vjeçar nga Tirana si dhe një 66-vjeçar nga Hasi.
Ndërkohë janë kryer 477 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 108.
“Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve”, njofton MSH.
Ndërkohë bëhet e ditur se vijon të ketë rritje të të shtruarve në spital, megjithë të shëruarit që kanë lënë dy spitalet COVID në 24 orët e fundit.