Qeveria ka ngritur pragun minimal të të ardhurave për bizneset që e kanë detyrim regjistrimin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave u vendos që nga qarkullimi i të ardhurave 2 milionë lekë të reja që ishte kufiri kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar të shkojë në 10 milionë lekë.
Nga ku vendim i qeverisë përfitojnë një numër shumë i madh I bizneseve të vogla. Ky vendim nuk hyn në fuqi menjëherë por nga 1 janari I vitit 2021.
Në fakt vendimi ka qenë paralajmëruar nga ministrja e Financave Anila Denaj e cila ka theksuar se deri në 2029, biznesi i vogël me fitime nën 10 milionë lekë në vit nuk do të paguajë TVSH.
Po kështu qeveria ka futur në këtë kategori me kufirin minimal 10 milionë lekë të të ardhurave edhe një numër të madh të profesioneve të lira të cilat e kishin detyrim që të paguanin TVSH-në pavarësisht të ardhurave që kishin.
Në vendimin e djeshëm Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar pikën 2 të nenit 11-të në të cilin thuhej se profesionet e tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë etj e kishin kufiri minimal i regjistrimit për TVSHnë është zero.
Tashmë me rrëzimin e kësaj pike edhe këto profesione do trajtohen si bizneset e tjera.