Autoritetet në Australi thanë se personi i katërt ka vdekur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë bregdetin lindor të këtij vendi, tash e një javë.
Trupi i 58-vjeçarit u gjet në Nju Sauth Uells të enjten.
Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë me mbi 120 zjarre në Nju Sauth Uells dhe në Kuinsllend.
Tani edhe banorët në perëndim të Australisë janë paralajmëruar për rrethana të rrezikshme.
Një koalicion i ish-shefave të zjarrifikësve e akuzoi qeverinë të enjten për injorimin e paralajmërimeve të tyre për ndryshimin e klimës dhe potencialin e saj për të përkeqësuar zjarret.
“Gjërat nuk do të përmirësohen nëse udhëheqësit tanë të zgjedhur nuk përballen me këtë çështje dhe nuk i zvogëlojnë emetimet e gazrave” tha Mike Brown, ish-shef i zjarrfikësve.
Që nga e premtja e kaluar, katër njerëz kanë vdekur dhe së paku 300 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar nga zjarret në Nju Sauth Uells.