Pompat janë të shkëlqyeshme për të ndërtuar forcë në pjesën e epërme të trupit, pasi që gjatë performimit të tyre, ato i angazhojnë disa grupe të muskujve.
Megjithatë, ky ushtrim mund të kthehet në makth nëse nuk i performoni në pozitën e duhur.
Nëse jeni fillestar, ekspertët këshillojnë që t’i performoni ato nën vëzhgimin e dikujt me përvojë. Ndër keqkuptimet më të zakonshme rreth pompave është që ky ushtrim i angazhon vetëm muskujt e gjoksit.
Megjithatë, nëse pompat bëhen siç duhet, jo vetëm që i përmirësojnë shpatullat, duart dhe muskujt e gjoksit, por edhe muskujt abdominal dhe të shpinës.
Personat që ankohen për dhimbje të shpinës dhe të bërrylave pas ushtrimeve, zakonisht i performojnë pompat në mënyrë të gabuar.
Për t’i performuar pompat në pozitën e duhur, vendosni duart në tokë në gjerësi të shpatullave. Duke e përdorur peshën e trupit, ngriheni veten kundër gravitetit dhe pastaj prekeni tokën.