Rrëfehet ish-bashkëshorti: Pse Megan Fox i dha fund martesës 10-vjeçare

0
Gjigandi

Ish-bashkëshorti i Megan Fox-it, Brian Austin Green ka thyer heshtjen sa u takon zërave për ndarjen mes tyre, pas më shumë se 10 vitesh.

“Ndarja s’është diçka që ti e mendon kur vendos të martohesh”, tha ai, duke deklaruar se e para që kishte marrë vendimin ishte aktorja.

Më tej shtoi:

“Ajo tha se gjatë kohës që kishte punuar jashtë vendit, kishte zbuluar se i pëlqente më shumë vetja gjatë asaj eksperience. Mendova se duhet edhe unë ta provoj diçka të tillë, do të më bënte mirë. Isha i mërzitur me çfarë më tha, por s’mund të mërzitesha me të sepse ndoshta as ajo nuk donte të ndihej kështu.”

Meghan dhe Brian janë të martuar që prej 2010-ës dhe kanë tre fëmijë bashkë.

RonaTyra

Meghan, së fundmi është fotografuar nga paparacët me reperin Machine Gun Kelly dhe fansat mendojnë se mund të jetë karantinuar me të. Diçka e tillë është mohuar nga ish-bashkëshorti, i cili mendon se ata janë thjesht miq dhe ai është djalë i mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu