Fatma po e shijon në maksimum pritjen e ëmbë, e tashmë që sikletete e tremujorshit të parë kanë kaluar, mund të themi që pritja është me të vërtetë e tillë.
Herë pas here moderatorja poston foto si mami në pritje me barkun që rritet dita ditës, por një postim i bërë disa orë më parë është më i ëmbli që kishim parë nga shtatzënia e moderatores së ëmbël.
Fatma duket se është bërë nostalgjike dhe ka bërë një ‘rikthim të ëmbël’; nëpërmjet një foto që është shkrepur në plazh kur ajo ishte vetëm tre muajshe shtatzënë.
E veshur me bikini e me barkun e rrumbullakosur, në momentin që foto është shkrepur publiku me siguri ende nuk e dinte ngjarjen e bukur që po ndodhte në jetën e çiftit e Fatma-Alfio, por mami Fatma ka preferuar ta ndajë tani foton që deri tani ka qëndruar në galerinë e telefonit të saj.
Moderatorja është në muajin e gjashtë të shatzënisë dhe pritet që në shkurt Fatma dhe Alfio të takojnë bebushin e tyre që është një djalë.