Kryetari i Drenasit ka mirëpritur sot në një takim fenomenin e karantinës.
Ramiz Lladrovci kryetari i komunës së Drenasit ka aranzhuar një takim me djalin e këtij vendi Don Xhonin i cili po i bën krenar me arritjet në muzikë.
Në takim me kryetarin Lladrovci ishte edhe vëllai i Donit, Leonardi, i cili po ashtu po promovon vendlindjen e tij përmes aftësive në lojën virtuale ‘Online soccer manager’.
Ndërsa, Don Xhoni, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen dhe ka shtuar se çdo hap i karrierës së tij, nuk do të harroj vendin e lindjes, Drenasin dhe do të mundohet që ta bëjë krenare vendlindjen dhe shtetin.