Zv.kryeministri Erion Brace zbloi sot ne Durres emrin e prokurorit nga ky qytet qe u akuzuar dje nga kryeministri Rama gjate fjales se mbajtur ne Kuvend, si pjese e bandave.
Rama i referohej prokurorit të Durrësit Arian Ndoja. Gjatë ditës së sotme, pas Ramës ka qenë Erion Braçe ai që ka bërë akuza për prokurorin e Durrësit, teksa ndodhej i pranishëm në seancën ndaj Liridon Pulës, ish-drejtorit të Kadastrës.
Ndoja ka qenë prokurori që dha urdhërin për arrestimin e Pulës brenda zyrës së Kadastrës, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës.
Sipas Braçes, nga ajo çfarë ka dëgjuar në seancë, prokuroria nuk paraqiti asnjë provë për akuzën e ngritur dhe se gjithcka vjen në formë presioni për të legalizuar pallate dhe toka të bandave.
“Liridon Pula akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Është absurde që një nëpunës i shtetit të jetë nën presionin e një prokurori që punon për grupet kriminale”, tha Braçe.
Ai theksoi se veprime te tilla po kryhen nga prokurore qe nuk e kane kaluar vettingun ndersa shtoi se keta individe duhet te kontrollohen sa me pare dhe te nxiren jashte sistemit gjyqesor ne vend.