Policia greke kap 10.3 kg heroinë, dy shqiptarë në pranga – Lajmi i Fundit

0
13
Gjigandi

Dy shqiptarë ranë ne pranga në Greqi me një sasi të konsiderueshme heroine. Një 30 vjeçar u ndalua në Larisa, pasi në makinën e tij është gjetur heroinë.
Brenda makinës në vende të krijuara në airbagun e pasagjerit, janë gjetur dhe sekuestruar 12 pako, që në total kishin 6 kg 218 gram heroinë, 201 gram kokainë dhe sasi të vogël marijuane.

Te arrestuarit i janë sekuestruar edhe 2 pistoleta 9 mm, 5 fishekë dhe 1800 euro dhe 2 celulare. Shqiptari rezulton me precedente penale
Në një tjetër operacion është vënë në pranga një tjetër shqiptar, 21 vjeç. Gjatë një kontrolli në anijen e linjës Pire-Rodho, me ndihëm e qenit nuhatës ‘Swartz’, janë gjetur dhe sekuestruar ne bagazhet e tij, 8 pako që në total shkonin 4 kg 170 gram heroinë.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu