Akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, GJKKO pranon kërkesën e ish-truprojës së Saimir Tahirit për gjykim të shkurtuar

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj ish-truprojes së Saimir Tahirit, Hekuran Marku.

Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, mësohet se Marku ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë u pranua ditën e sotme nga GJKKO. Ish-truproja i Tahirit u vu nën akuzë për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nëse shpallet fajtor Marku do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit. Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish-shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis. Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.

Kujtojmë se më 1 prill Marku u ekstradua drejt Gjermanisë në Shqipëri, për tu përballur me akuzat. Agustin Deda dhe Hekuran Marku dy ish-truprojat e Tahirit, akuzohen se janë përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

31 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu