Balluku takon Rizvanollin: Ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të portit të lundrueshëm …

0
10
Gjigandi

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është pritur në Prishtinë në një takim nga Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Në një njoftim në rrejtet sociale, Balluku u shpreh se me ministren Rizvanolli shkëmbeu mendime sa i takon masave të marra nga të dyja qeveritë për përballimin e krizës energjetike, e cila ka prekur të gjithë botën.

“E njoha me projektin e qeverisë shqiptare për portin e lundrueshëm të gazit në Vlorë, duke ftuar që pjesë e këtij projekti rajonal tashmë të bëhet edhe Kosova, si dhe me projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, tha Balluku, duke i konsideruar këto dy vepra si të rëndësishme me impakt jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë.

“Shprehëm angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, jo vetëm në energjetikë”, ka shtuar Balluku. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu