Krimi ne Mirdite, Eri Zefi u ndoq nga vrasesit per disa dite para se të ekzekutohej – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Prokuroria ka ngritur dyshime për dy persona në lidhje me vrasjen e pak ditëve më parë në Mirditë. Nga të dhënat e grumbulluara është konstatuar se Eri Zefi është ndjekur për disa ditë me radhë. Ekzekutorët kanë shfrytëzuar momentin kur ai është larguar për vizitë te dajat e tij për ta marrë peng dhe më pas ekzekutuar.
Eri zefi është ndjekur nga dy persona për disa ditë me radhë para se të ekzekutohej. Pas marrjes në pyetje të disa personave që mund të kishin dijeni mbi ngjarjen, prokuroria ka ngritur dyshimin për vrasje për gjakmarrje, ndërsa pista është përqendruar te dy personat, edhe pse akuza ende nuk ka dhënë indicie për emrat e tyre.

Mësohet se familjarët e viktimës kanë deklaruar në polici se Zefi ishte nisur për të shkuar te dajat e tij në zonën e Fanit, kur ka ndodhur ngjarja.
Ekzekutorët kanë shfrytëzuar këtë moment dhe e kanë marrë peng e më pas e kanë ekzekutuar 34 vjeçarin në fshatin Zall Xhuxhë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së kombit.
Vëllai i viktimës Ndue Zefi në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij Martin Ndreca ngjarje e ndodhur në shkurt të këtij viti në qytetin e Durrësit, ndaj dhe hetimet janë përqendruar te kjo ngjarje, por pa përjashtuar as pista të tjera.
Në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici disa persona, por pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu