Alban Skënderaj sonte performon nga shtëpia.
Listës së artistëve që po performojnë nga shtëpia këto ditë, sot iu shtohet edhe kantautori Alban Skënderaj.
Këngëtari do t’i këndojë disa prej këngëve të tij, të cilat do t’i përcjell edhe me kitarë nga oborri i shtëpisë së tij.
Koncerti mbahet nga ora 19:00 dhe mundësohet nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, pikërisht në “Ditën e Evropës”.
“Te shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne! Do te trasmetohet ne faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu ne faqen time”, ka shkruar Albani.