Shumë persona qentë i kanë shoqëruesit më të mirë dhe rojtarë të besueshëm.
Mirëpo, nëse shumë prej nesh e shprehin dashurinë ndaj tyre duke i përqafuar dhe puthur, ne mund të marrim disa baktere të dëmshme nga ta.
Qentë mbajnë baktere të rrezikshme në gojë, duke çuar në infeksione potencialisht fatale, kanë paralajmëruar ekspertët.
Ata mbajnë bakteret si “salmonella”, “campolybacter” dhe “E coli”, të cilat mund të çojnë në diarre, të vjella, dehidradtim dhe dastroenteritis. Në ndërkohë, qentë mund të transferojnë edhe “Toxocariasis”, një parazit që mund të shkaktojë cista në tru dhe sy, duke çuar në verbërim.
Gjithashtu, ekspertët paralajmërojnë se fëmijët të cilët rriten në shtëpi me kafshë shtëpiake, kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë astmë dhe alergji.