Nuk ka dyshim se ne kemi nevojë për miq dhe se komunikimi ka avantazhet e tij. Por, shkencëtarët vendosën të kryejnë hulumtime për t’iu përgjigjur një pyetjeje: A kemi me të vërtetë nevojë për komunikim për t’u ndjerë të lumtur dhe të kënaqur me jetën tonë?
Në studim u përfshinë 15.000 njerëz midis moshës 18 dhe 28 vjeç, të cilët jetonin në zona me dendësi të ndryshme të popullsisë dhe ishin në komunikim me miqtë e tyre në frekuenca të ndryshme.
Tre përfundimet kryesore të hulumtimit:
Duke analizuar rezultatet e hulumtimit, psikologët Satoshi Kanazawa, i “London School of Economics”, dhe Norman Li, e “Singapore Management University”, arritën në disa përfundime:
–Së pari, si rregull, njerëzit që jetojnë në zonat me popullsi të dendur ndjehen më pak të lumtur.
–Së dyti, shumica prej nesh ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm me miqtë. Sa më shumë biseda më të ngushta të kemi, aq më i lartë niveli i lumturisë sonë.
–Së treti, njerëzit me inteligjencën më të lartë bëjnë përjashtim nga rregulli.
Sa më i lartë niveli i IQ është, aq më shumë pakësohet nevoja për komunikim të vazhdueshëm. Intelektualët ndjehen më pak të kënaqur me jetën e tyre, kur ata janë shoqërisht shumë aktivë. Ata nuk janë të kënaqur me rolin e ‘jetës në grup”.
Njerëzit me inteligjencë të lartë kanë një rreth të ngushtë të miqve. Truri i një personi inteligjent punon në mënyrën e vet, dhe kjo bën një ndryshim edhe në mënyrën se si trajtojnë komunikimin. Njerëz të tillë mund të duket sikur jetojnë në botën e tyre të vogël.
Për njerëzit me inteligjencë mbi mesataren, aktivitet sociale janë më shumë si një e keqe e domosdoshme se thelbi i jetës. Shumica e gjenive janë vetmitar, dhe pak njerëz i kuptojnë dhe i pranojnë ato. Në fakt, sa më shumë këta njerëz të zgjuar komunikojnë me të tjerët, aq më pak të lumtur ata ndjehen.
Njerëzit e zgjuar janë shumë entuziast për gjërat që janë të rëndësishme për ta. Njerëzit inteligjentë e përdorin shumicën e kohës së tyre për të arritur qëllimet afatgjata. Intelektualët gjejnë lumturinë në aktivitetet të cilat çojnë në rezultate.
Inteligjenca e lartë u jep atyre lirinë për të mos u mbështetur në njerëz të tjerë gjatë gjithë kohës, duke lëvizur në qëllimet e tyre në mënyrë të pavarur. Njerëz, të cilët janë në harmoni me veten e tyre dhe kanë nevojë vetëm për komunikim të ngushtë nga koha në kohë.