Uthulla e mollës është një produkt organik mjaft i njohur për përdorimet e saj.
Atë mund ta përgatisni vetë në shtëpi dhe të përfitoni për shëndetin e organizmit, flokëve dhe sigurisht lëkurës për të cilën do të flasim sot.
Vetitë pastruese të këtij produkti sigurisht që bëjnë mrekulli në zonën ku veprojnë duke e lënë atë të pastër e të butë.
Për shkak të përqëndrimit të madh të antioksidantëve ky produkt do ta bëj fytyrën rrëzëllitëse, do ta ndjeni më të pastër e të butë.
Gjithashtu largon yndyrën e tepërt, parandalon aknet, infeksionet dhe largon shenjat e pa dëshiruara.
Ka veti të mëdha antibakteriale ndaj këshillohet të përdoret në çdo fytyrë e sidomos tek ato që përballen shpesh me pluhurin apo faktorë të tjerë që e stresojnë lëkurën.
Uthulla mbi lëkurë mund të funksionojë fare mirë edhe si nje tonik natyral, duke mbyllur poret e zgjeruara e duke zbehur shenjat e moshës.
Mësoni mëposhtë gjithçka duhet të dini për përdoromin e uthullës së mollës në fytyrën tuaj.
Trajtimi është nga më të thjeshtët që do të provoni dhe më efikasët.
Çfarë ju duhet për përgatitjen
75 ml uthull molle
250 ml ujë i ftohtë
Si fillim sigurohuni që uthulla e mollës të jetë 100% natyrale pasi vetitë e saj mbi lëkurë do të jenë me të thella. Më pas vazhdoni me trajtimin, përzieni uthullën me ujin në një enë dhe çdo darkë pasi të lani fytyrën spërkateni në fund me uthullën e mollës.
Është e rëndësishme që uthullën ta përzieni gjithnjë me ujë për të ulur pak aciditetin dhe aromës e saj.
Pasi ta keni vendosur mbi fytyrë lëreni të thahet për 30 minuta dhe mund të shtriheni.
Këtë trajtim bëjeni 5 ditë në javë dhe 2 ditë pushim në mënyrë që fytyra të ketë kohë të rigjenerohet.