Kjo recetë e mahnitshme thuhet se është përdorur nga gratë e Lindjes së Mesme për heqjen permanente të qimeve të fytyrës. Më e mira e kësaj është se është krejtësisht natyrale dhe mund të përgatitet në shtëpi lehtësisht.
Përbërësit:
Një lugë gjelle shafran
Dy lugë gjelle pluhur qiqrash
Sasi të vogël qumështi apo kosi
Përgatitja e këtij produkti është shumë e thjeshtë: vetëm i përzieni të gjithë përbërësit dhe i lini ashtu për një kohë (deri në disa orë).
Produktin e fituar duhet ta aplikoni në vendet ku dëshironi t’i hiqni qimet përgjithmonë dhe duhet ta lini ashtu për 20 minuta derisa të thahet.
Pas 20 minutave e pastroni me shkopinj pambuku apo furçë, të cilat paraprakisht duhet t’i futni në ujë të nxehtë. Efektet e mahnitshme do t’i vëreni brenda një kohe shumë të shkurtër.