Policia nis hetimet ndajë një loje futbolli mes pozitivëve dhe negativëve me koronavirus

0
Gjigandi

Policia në Spanjë i ka nisur hetimet ndaj organizatorëve të një ndeshje mes një ekipi me lojtarë të infektuar me koronavirus kundër një ekipi me lojtarë të paprekur nga ky virus, në rrjetet sociale.

Policia në rajonin e Navarras, në veri të vendit, është në kërkim të njerëzve që fshihen prapa kësaj ndeshjeje, e cila është thirrur për 20 korrik.

Ndeshja – në të cilën do të paraqiteshin lojtarët që janë prekur nga koronavirusi kundër një ekipi me lojtarë të paprekur nga ky virus – kishte për qëllim të grumbullonte para për bamirësi.

Ato para do të përdoreshin për ta luftuar koronavirusin.

Njësia kundër krimeve kibernetike në Navarra është duke e hetuar këtë rast për të parë nëse janë kryer shkelje në ligjin për shëndetin publik nga organizatorët e kësaj ndeshjeje, për shkak të rrezikut për infektim masiv në një ngjarje të tillë.

RonaTyra

Zyrtarët e qeverisë lokale kanë konfirmuar të shtunën se në këtë rajon janë 40 raste pozitive me koronavirus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu