Me biçikletë e shishe benzinë në dorë, ja taksisti që tentoi të digjej para Kryeministrisë

0
Gjigandi

Ky është Uljan Kolgjegja, taksisti 39-vjeçar që tentoi dje t’i jepte fund jetës duke u vetëdjegur para Kryeministrisë.

Siç shihet nga pamjet e kamerave të sigurisë 39-vjeçari lëviz me biçikletë dhe në dorë mban shishen e benzinës teksa vjen nga ana e Kryesisë së Kuvendit dhe hyn nga pjesa e përparme e oborrit të Kryeministrisë pa ndaluar. Më pas lë biçikletën dhe derdh benzinën në trup. Menjëherë kanë shkuar pranë tij punonjësit e gardës të cilët e kanë ndaluar tentativën për t’u djegur.

Mësohet se 39-vjeçari ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi policia i kishte hequr patentën për shkak se ishte i dehur në timon. Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se “Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë” duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.

RonaTyra

https://www.youtube.com/watch?v=xPqBbpdLdX4

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu