Marinsi amerikan që pretendon se ka vrarë Osama bin Ladenin kishte një mesazh lamtumire për kreun e ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.
“Përshëndetje, plehrë! Bëji të fala Bin Ladenit nga ana ime”, shkroi në Twitter Robert J. O’Neill.
43-vjeçari O’Neill, një ish-Navy SEAL, njihet si personi që ka qëlluar për vdekje Bin Ladenin gjatë operacionit të majit të vitit 2011 në Pakistan, që përfundoi me vrasjen e liderit të Al Kaedës.
O’Neill uroi edhe anëtarët e forcave speciale amerikane që u përfshinë në operacionin e Al-Baghdadit: “Treguam edhe një herë se nuk ka rëndësi se ku fshihesh, ne të gjejmë. Punë e paqme, djema”.