Pas 3 muajsh heshtje në studiot televizive, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka vendosur të flasë në “Open” në Top Channel.
Ndër të tjera, ajo tregoi edhe për momentet aspak të lehta që kaloi gjatë 3 muajve pune intensive duke luftuar me Covid-19.
Najada Çomo tha se momenti më i vështirë ka qenë njoftimi i të familjarëve kur pacientët humbnin jetën.
“Ishte shumë e vështirë të njoftoje familjarët për pacientët që humbnin jetën. Nuk kishte një moment më të vështirë sesa të merrja dikë që se njeh në telefon dhe t’i thuash që i afërmi yt ka vdekur. Unë i kam dhënë të gjitha njoftimet. Ishte shumë e vështirë”, tregon shefja e Shërbimit Infektiv duke u përlotur.